Ballina Lajmet Kosovë MPB: Pasaporta falas, për personat me nevoja të veçanta

MPB: Pasaporta falas, për personat me nevoja të veçanta

Shumë qytetarë të Republikës së Kosovës për tu pajisur me pasaportë të shtetit të tyre duhet që të paguajnë shumën prej 31 eurosh që kërkohet nga institucioni përkatës, ndërkaq kjo taksë është hequr për personat me aftësi të kufizuara, për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që gjitha dokumentet përcjellëse, për këtë kategori të jepen falas.

Në një përgjigje për Indeksonline, MPB ka konfirmuar se për pajisjen e pasaportave pa pagesë për qytetarët me aftësi të kufizuara është marrë vendim i bazuar.

“Bazuar në vendimin për caktimin e tarifave Nr 108/2016 të datës 08.04.2016 nënshkruar nga Ministri i MPB-së, Skender Hyseni, pika 12. Lirohen nga pagesa e taksës me rastin e pajisjes me Pasaportë, Letërnjoftim dhe Patentë- Shofer personat me aftësi të kufizuara të kategorizuar sipas ligjit përkatës në fuqi”, ka thënë zyrtarja për informim Publik e MPB-së.

Më tej për më të siguruar pala duhet të paraqesë dëshmitë adekuate të lëshuara nga organi kompetent.

Ndërsa për të pajisur me pasaporta,letërnjoftim apo patentë-shofer personat me aftësi të kufizuara duhet ti kompletojnë këto dokumente.

“Njërin nga këto dokumente: Libreze nga Organizata Handi kos-i, Vendim për invaliditet ( Ministria e Mirëqenies Sociale ) , Libreze nga Shoqata e te Verbërve”, ka treguar më tej ajo.

Exit mobile version