Marrëveshja për Reciprocitet të Plotë për Targat e Veturave mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk ka filluar të zbatohet sado që një gjë e tillë është paraparë të fillojë më 15 nëntor të këtij viti.
E përgjegjësinë për një vonesë të tillë e merr vetë shteti i Kosovës. Kështu së paku ka deklaruar ministrja për Dialog, Edita Tahiri. Sipas saj, vonesat për një gjë të tillë janë krijuar nga procedurat administrative, të cilat lidhen me prodhimin e letërngjitësve. Për dështimin në fjalë ajo e ka fajësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, megjithatë, kjo e fundit nuk ka dhënë ndonjë sqarim kur është kontaktuar nga “Zëri”.
“Ne jemi vonuar, e kemi njoftuar edhe Brukselin”, ka thënë ajo
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova është ajo e cila është vonuar në zbatimin e Marrëveshjes për Reciprocitet të Automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri në një prononcim për “Zërin” ka deklaruar se marrëveshja në fjalë do të duhej të fillonte të zbatohej më 15 nëntor.