MPB gjen mbetjet e avionit në Veles: Kanë humbur jetën 4 italianë dhe 2 kosovarë

Avioni që sot pasdite u zhduk nga radari i aeroportit të Shkupit është gjetur dy kilometra mbi fshatin Kozle, Katlanovë.
Policia nuk lëshon asnjë të afrohet në vendin e rrëzimit, ku nga distanca shihet zjarri, njofton TetovaSot.

Pranë vendit të aksidentit është gjetur një trup i djegur, sipas burimeve jozyrtare të policisë.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov tha se mbeturinat e avionit janë gjetur 2 km nga fshati Kozle dhe se policia ka siguruar tashmë vendin e ngjarjes.
Ai gjithashtu njoftoi se nga rrëzimi i avionit kanë humbur jetën 4 shtetas të Italisë dhe dy shtetas të Kosovës.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfiksat së bashku me policinë janë në terren.