Mbi 90 persona, përfshirë edhe fëmijë humbën jetën si pasojë e fundosjes së një trageti në brigjet veriore të Mozambikut, transmeton Anadolu.
Sipas mediave lokale, trageti i cili po udhëtonte nga Lunga në rajonin Nampula në veri të Mozambikut u fundos. Thuhet se në traget kishte rreth 130 persona. Në fatkeqësi humbën jetën mbi 90 persona, shumica fëmijë.
Sipas lajmit të BBC-së, autoritetet e rajonit Nampula njoftuan se janë shpëtuar 5 persona dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Ministri rajonal i Nampula-s, Jaime Neto tha se njerëzit të përfshirë nga paniku për shkak të dezinformimit lidhur me epideminë e kolerës në rajon, tentuan të largohen nga rajoni me traget.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), epidemia e kolerës që shpërtheu në shtator 2022 në Mozambik vazhdon ndikimin e saj në zonat veriore të vendit. Që nga fillimi i epidemisë e deri në shkurt 2023 në vend kanë vdekur 37 persona ndërsa janë identifikuar 5.237 raste të dyshimta.