Ballina Sport Futboll Mourinho unik, fillon stërvitjet online

Mourinho unik, fillon stërvitjet online


Pandemia e koronavirusit mund të shpëtojë sezonin e Tottenhamit nëse realizohet skenari i rastit më të keq dhe sezoni i Premierligës shpallet i pavlefshëm.

Megjithë zëvendësimin e Mauricio Pochettino me Jose Mourinho pas një fillimi të dobët të sezonit, gjërat nuk kanë shkuar mirë për londinezët dhe ata aktualisht zënë vendin e tetë në tabelë, shtatë pikë larg katër skuadrave të parave.

I gjithë futbolli në Angli është pezulluar deri më 30 prill, me një rifillim që duket jashtëzakonisht i pamundur për momentin.

Por lojtarët e Tottenhamit duket se do të rikthehen në stërvitje pasi Mourinho po planifikon një stërvitje ‘live’ përmes internetit.

Stafi i trainerëve ka qenë në kontakt të rregullt me ​​skuadrën gjatë dy javëve të fundit, por tani dëshirojnë të rrisin nivelet e tyre të ndërveprimit.

Përveç seancave të stërvitjes live, lojtarët e lënduar të Tottenhamit po bëjnë gjithashtu video-seanca me fizioterapeutët.

Exit mobile version