Pandemia e koronavirusit mund të shpëtojë sezonin e Tottenhamit nëse realizohet skenari i rastit më të keq dhe sezoni i Premierligës shpallet i pavlefshëm.
Megjithë zëvendësimin e Mauricio Pochettino me Jose Mourinho pas një fillimi të dobët të sezonit, gjërat nuk kanë shkuar mirë për londinezët dhe ata aktualisht zënë vendin e tetë në tabelë, shtatë pikë larg katër skuadrave të parave.
I gjithë futbolli në Angli është pezulluar deri më 30 prill, me një rifillim që duket jashtëzakonisht i pamundur për momentin.
Por lojtarët e Tottenhamit duket se do të rikthehen në stërvitje pasi Mourinho po planifikon një stërvitje ‘live’ përmes internetit.
Stafi i trainerëve ka qenë në kontakt të rregullt me skuadrën gjatë dy javëve të fundit, por tani dëshirojnë të rrisin nivelet e tyre të ndërveprimit.
Përveç seancave të stërvitjes live, lojtarët e lënduar të Tottenhamit po bëjnë gjithashtu video-seanca me fizioterapeutët.