Jose Mourinho e ka siguruar edhe një blerje te Fenerbahce. Sulmuesi i spikatur në La Liga, El Nesyri është blerja e radhës për Fenerin.
20 milionë euro i ka kushtuar skuadrës turke blerja e sulmuesit marokien.
Disa ditë më parë Fenerbahce ka siguruar shërbimet edhe të Saint-Maxim, francezit që dikur shkëlqente në Premierligë.