Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, tha se Zlatan Ibrahimoviç mund të qëndrojë në klub në sezonin e ardhshëm.
Trajneri portugez i Manchester United, që përgatitjet e sezonit i bën në SHBA, në deklaratën e tij për gazetarët tha se 35 vjeçari Ibrahimoviç kontrata e të cilit ka përfunduar, në rast se dëshiron mund të kthehet në klub.
Ai duke rikujtuar se procesi i lëndimit të golashënuesit suedez do të vazhdojë deri në muajin dhjetor, tha se “Në rast se vendos të qëndrojë në klub dhe e pret muajin dhjetor mund të kthehet. Dera jonë është e hapur për Ibrahimoviç”.
Dëshirojmë që në futboll të vazhdojë në nivel të lartë”
Trajneri 54 vjeçar rikujtoi se nuk kanë rinovuar kontratë me Ibrahimoviç. “I është dhënë kohë të gjitha palëve që të vendoset në lidhje me këtë. Dëshirojmë që në futboll të vazhdojë në nivel të lartë edhe ai e do këtë”, u shpreh Mourinho.
Jose Mourinho më tej theksoi se trajtimi i Zlatan Ibrahimoviçit i cili u lëndua në një ndeshje të UEFA Ligës së Europës në muajin prill, është duke vazhduar nga mjekët e klubit, tha se në rast se ylli suedez pranon të mbetet në klub nuk do të rinovojnë kontratën para muajit dhjetor.
Ibrahimoviç në sezonin e parë të tij me Manchester United, shënoi 28 gola në 46 ndeshje, dhe u bë golashënuesi më i mirë i klubit.