Ballina Arritje Teknologji Motori i kërkimit të Brave tashmë mund të kërkojë foto dhe video

Motori i kërkimit të Brave tashmë mund të kërkojë foto dhe video

Motorin e kërkimit të Brave mund ta përdorë kushdo edhe pse është i parazgjedhur në shfletuesin Brave si kërkimi kryesor.

Motori i kërkimit i Brave nuk kërkon më që të kapërceni në Bing ose Google për të gjetur foto dhe video.

Kompania prezantoi kërkimet e imazheve dhe videove në Brave Search duke ndihmuar përdoruesit të gjejnë përmbajtje vizuale duke ruajtur të njëjtin nivel privatësie dhe lirie aksesi.

Ende përdoruesit kanë opsionin për të vijuar kërkimet përmes konkurrentëve ndërsa kërkimet e imazheve në Brave Search nuk rrezikojnë të ekspozojnë përdoruesit.

Brave tha se disa funksione siç janë filtrat e raporteve të madhësisë së imazhit ose licencimi, nuk janë ende të gatshme.

Motorin e kërkimit të Brave mund ta përdorë kushdo edhe pse është i parazgjedhur në shfletuesin Brave si kërkimi kryesor.

Është një motor i ri kërkimi që debutoi në 2021 por i ka qëndruar parimeve të saj për një privatësi dhe siguri. Kompania ndërpreu përdorimin e indeksit të kërkimit të Bing në Maj.

Humbën afro 7 përqind të rezultateve të kërkimit por gjithashtu i dha Brave më shumë kontroll mbi rezultatet e saj.

Exit mobile version