Në Kosovë, sot do të jetë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryej një erë e dobët.
Temperatura më e ulët do të jetë nga 10 në 15, ajo më e larta e ditës nga 23 në 28 gradë.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të përshtatshme për shumicën e pacientëve kronikë. Disa probleme mund të ndikojnë tek njerëzit që vuajnë nga hipotensioni.