Moti për sot

 Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të jenë tipike vjeshtore, ato do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.