Ballina Lajmet Shqipëri Moti në fundjavë, rrebeshe shiu dhe stuhi

Moti në fundjavë, rrebeshe shiu dhe stuhi

Temperaturave të larta dhe vapës përvëluese duket se do t’i shpëtoni për këtë fundjavë. Pas disa ditësh me temperatura ekstremisht të larta si pasojë e masave ajrore tepër të nxehta sahariane, në këtë fundjavë priten ndryshime të kushteve atmosferike.

Që nga dita e shtunë, gradualisht do të kemi tërheqjen e masave ajrore të nxehta, ndërsa të dielën nga Ballkani verior do të afrohet një front i ftohtë, i cili do të sjellë një sistem me vranësira të shoqëruara me reshje shiu në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta reshjet do të jenë në formën e rrebeshëve dhe stuhive të izoluara.

Sa i përket bregdetit, në jug të vendit, do ketë reshje shiu dhe rrebeshe të forta. Nga reshjet e shiut do preken edhe zonat e bregdetit të Durrësit. Ndërsa zona e plazhit të Velipojes dhe Shëngjinit ditën e djel pritet që të mos preken nga moti i keq.

Megjithatë, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të gjithë vendin, duke u luhatur nga 22 gradë Celsius në zonat malore deri në 32 grade në zonat e ulëta dhe bregdet.

Exit mobile version