Moti i keq në Itali ka shkaktuar pesë të vdekur në zonës e Monterotondo, Livorno.
Sipas deklaratës për mediat të Bashkiakut të Livornos, Filippo Nogarin, situata është problematike
“Situata është shumë e rëndë, kritike, shpresoj të mos jetë një katastrofë”, ka pranuar kryetari i bashkisë së Livorno Nogarin, duke shtuar se “ka rënë shumë shi dhe ka shumë vështirësi”.
Situata më kritike është në zonën e Collinaia dhe Ardenza e Montenero, ku ka pasur edhe rrëshqitje dheu të cilat kanë mbuluar disa shtëpi.
Në Livornese, në Quercianella është evakuuar një kamping i tërë.
Në Pisano, në San Giorgio, katër vajza të bllokuara brenda një makine janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse.
Situata mbetet akoma dramatike, pasi ka zona ende shumë zona të mbuluara nga uji. /Mesazhi/