Sinem Koseoglu i Al Jazeeras, duke raportuar nga Stambolli, tha se moti i keq në të gjithë vendin mund të pengojë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti i së hënës.
“Fluturimet nga Stambolli dhe Ankaraja për në Turqinë lindore janë anuluar për shkak të erës, shiut dhe borës në Stamboll dhe borës së madhe në Ankara. Kështu që ne nuk mund të hyjmë lehtësisht në zonat e prekura”, tha ajo.
“Dhe në Turqinë lindore, në Gaziantep, ka borë të madhe. Dhe në Kahramanmaras, ka shi. Kolegët dhe miqtë tanë në zonë thonë se janë jashtë, në të ftohtë dhe se kanë frikë të hyjnë brenda ndërtesave të tyre.” shtoi ajo.
Epiqendra e tërmetit është shtëpia e miliona refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi jashtë qytetit të Gaziantep.
Mijëra banorë kanë mbetur pa strehë në temperaturat e ulëta. Temperaturat pritet të bien nën zero deri të martën, me temperaturat më të ulëta në Gaziantep në -6 Celsius.