Mosuli mirret nga ISIS dhe bie në dorën e qeverisë shiite

Mosuli, që është qyteti i dytë më i madh i Irakut është rimarrur nga forcat shiite pro qeveritare, i cili ishte nën udhëheqjen e ISIS, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e televizionit shtetëror të Irakut thuhet se “Mosuli është marr plotësisht nga DEASH-i.”

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe kryeministri irakian, Hajdar el-Ibadi, ka përgëzuar forcat e sigurisë dhe popullin e Irakut për fitoren e arritur kundër DEASH-it në Mosul.

Ndër të tjera theksohet se Ibadi i cili ndodhet në Mosul pritet që në një konferencë për shtyp të flasë për “fitoren.”

Qyteti i Mosulit ka mbetur një qytet fantom nën rrënojë pas luftrave të ashpra që u bënë kohëve të fundit.

Qyteti i Mosulit kaloi nën kontrollin e DEASH-it në qershor të vitit 2014. Ushtria e Irakut bashkë me forcat Peshmerge dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve në kuadër të operacioneve për çlirimin e Mosulit më 17 tetor 2016 nisën operacion në pjesën lindore të tij.

Pas operacionit i cili zgjati afërsisht 100 ditë pjesa lindore çlirua plotësisht nga DEASH-i më 24 janar. Ndërsa më 19 shkurt filloi operacioni nga tre fronte për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit.