Neuroshkencëtarët konfirmojnë se truri maturohet plotësisht në moshën 25-vjeçare.
Deri në këtë moshë, pjesa ballore e tij, pjesë e cila ndihmon në frenimin e sjelljeve impulsive, nuk është zhvilluar plotësisht.
Disa shkencëtarë thonë se kjo mund të ndriçojë një faktor potencial pas një vrulli të kohëve të fundit të një dhune masive, pjesa më e madhe e të cilëve kanë ndodhur nga meshkuj të moshës nga 20 deri në 30 vjeç.
“Shumica e të rinjve që bëjnë akte dhune vdekjeprurëse, dashakeqe dhe të hidhura janë rezultat i trurit që nuk është zhvilluar plotësisht”, thotë asistent profesori i psikiatrisë në Albert Einstein College of Medici, Howard Forman për revistën “Time”.
Megjithatë, ka ndryshime mes të qënit i pjekur dhe kulmit të saj. Truri juaj vijon të fitojë aftësi të reja gjatë gjithë jetës.