Kryebashkiaku i qytetit francez të Kalais po përballet me sulme të ashpra nga grupet humanitare, pas lëshimit të një urdhri që ndalonte shpërndarjen sistematike të ushqimit në “Xhungël”, kampin gjigant të refugjatëve, i cili filloi nga mbyllja tetorin e kaluar.
Posterat shpjegonin rregullat e reja për refugjatët e mbetur në “xhungël,” ndërkohë që policia e armatosur patrullon territorin, shkruan “RT”.
“Utopia56”, një grup humanitar, tha se oficerët hodhën gaz lotsjellës kundër vullnetarëve dhe të rinjve që po qëndronin në radhë për ushqim të enjten.
“Kemi vuajtur shumë,” tha Natacha Bouchart, anëtare e qendrës së republikanëve pas miratimit të kufizime të reja të enjten.
Ajo se ajo e kuptonte situatën “nga pikëpamja njerëzore”, por tha se shqetësimet afatgjata ishin më të rëndësishme.