Ballina Artikuj Mos të harrohet Srebrenica

Mos të harrohet Srebrenica

Burhan Fili

Vallë si mundet këtë ditë ta harrojmë,
Srebrenicën martire mos ta kujtojmë?!
Shumë vite kalun nga ajo ditë plot llahtari,
që dëshmoi dhunë, gjenocid,lemeri…
Në atë ditë kur Serbët me shpatën e krimit,
vranë, prenë si bisha pa asnji farë ndëshkimit!
Në atë ditë kur heshti Europa dinake,
me dokrrat e “demokracisë”, lajka dhelprake!
Me sadizëm, mospërfillje, krimet dëshmun,
sikur realizimit të krimit Serb, suksese i urun!
Boshnjakët e pafajshëm pa mëshirë u vranë,
por ata kurrë nuk do të vdesin, shehid ranë!
Kujtimin e tyre amanet e lanë.
Ky amanet s’asht vetëm për boshnjak,
por për çdo njeri e komb që ka gjak!
Se dhimbjet, gjaku dhe agonia,
të gjitha se bashku i ndien njerëzia!
Pra, për të gjithë ne kudo që jemi,
detyrë dhe nder t’i kujtojmë e kemi!
E askush ma tepër se sa Hoxhallarët,
për obligimin ndaj kujtesës …duhet të jenë të parët!
Por, ta dinë Serbët e mbarë njerëzimi,
se nga drejtësia e Allahut nuk ikë ndëshkimi!

Burhan Fili
11/07/2024 ‎

Exit mobile version