Hasan Basriu(Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Azraili merr shpirtin e atij, të cilit i ka mbaruar risku dhe i është plotësuar jeta. Ndërsa familja e të vdekurit qan e hidhërohet Azraili me gjuhën e tij, thotë:
-Përse qani? Këtij personi nuk i kam ngrënë as riskun, nuk i kam prerë as jetën. Risku i tij mbaroi, jeta i përfundoi, ndodhi caktimi i Allahut, erdhi urdhri i Tij dhe i mora shpirtin. Mos qani kot. Unë do të vij vazhdimisht këtu dhe nuk do të lë asnjë prej jush.”
Hasan Basriu vazhdon, duke thënë:
Nëse familja e të vdekurit do ta shihte Azrailin dhe do ta dëgjonte atë që thoshte do ta harronte të vdekurin dhe do të qante për veten!”
Allahu i Madhëruar ka krijuar çdo gjë me urtësi. Prandaj me qëllim që të mos e harrojmë vdekjen, por të jemi gjithmonë të gatshëm por të mos lëmi pas dore as këtë jetë, e ka fshehur çastin e vdekjes.
Kjo është prej mirësisë së tij ndaj njerëzve.
Hoxhë Hasan Baftijari