Mos publiko diçka për të cilën nuk je i sigurt!

Hafiz Omer Hafiz

Pupëza (hud-hudi) ka qenë e disiplinuar në transmetimin e lajmeve; kështu që nuk ka thënë: Dëgjova, por ka thënë: “Të kam ardhur prej Sebeit me një lajm të sigurt!” – (Kur’ani, En-Neml: 22)

Megjithatë, Pejgamberi Sulejman nuk u nxitua, siç bëjmë ne sot “copy & paste”, edhe pse e dinte se pupëza (hud-hudi) nuk guxonte ta gënjente.

Por, tha: “Do ta shohim, se a je e sinqertë apo je prej gënjeshtareve!” – (Kur’ani, En-Neml: 27)

Sigurimi është kërkesë fetare dhe metodë profetike, kështu që mos publiko diçka për të cilën nuk je i sigurt!

_________________________

Hafiz Omer Hafiz

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja