Nëse nuk keni një smartfon Pixel si shumica prej nesh, atëherë përgatituni për një pritje të gjatë.
Android 12 i është dashur më shumë kohë sesa paraardhësve për të ndërtuar, por zyrtarizmi i tij duket shumë pranë. XDA raportoi se versioni final i Android 12 do të mbërrijë më 4 Tetor.
Zakonisht kompania lançon version publike të përfunduar AOSP (Android Open Source Project), që do të thotë se smartfonët Pixel do ta marrin pikërisht atë ditë.
Natyrisht me debutimin e Android 12 i hapet rrugë edhe lançimit të Pixel 6 dhe Google nuk mund ti shesë smartfonët pa versionin më të fundit të Android.
Kjo na sugjeron se hardueri do të vijë vetëm drejt fundit të Tetorit. Nëse nuk keni një smartfon Pixel si shumica prej nesh, atëherë përgatituni për një pritje të gjatë.
Ndërsa disa prodhues smartfonësh janë të shpejtë duke lançuar versionin e tyre Android vetëm pak javë nga zyrtari, shumicës së tyre ju duhen muaj të tërë.
Samsung nuk lançoi Android 11 përpara Dhjetorit të 2020-ës, ose tre muaj pasi Google e prezantoi zyrtarisht. Edhe pse Google është përpjekur të reduktojë vonesat e përditësimeve me Projektin Treble, kompanive ende ju duhet kohë të adaptojnë Androdin e fundit dhe ta testojnë atë me konsumatorë dhe kompani. /PCWorld Albanian