Për vite të tëra kam përjetuar tension, trishtim dhe dëshpërim. Të gjithë më kërkonin të ndryshoj, aq sa fillova ti urrej. Megjithatë, dikur u binda dhe pranova të ndryshoj, doja të ndryshoj, por, shkurt muhabetit ishte e pamundur. U përpoqa shumë, por pa dobi.
Ajo që më lëndonte më shumë ishte fakti se edhe shoku im më i afërt, si gjithë të tjerët, insistonte që unë duhej të ndryshoj. Ndihesha i pafuqishëm si dikush që kishte rënë në një çark dhe kurth nga i cili nuk dilte dot.
Një ditë, miku im i ngushtë më tha:”E di ç’ke? S’ke përse ndryshon fare. Unë të dua kështu siç je.”
Fjalët e tij patën efektin e muzikës në veshët e mi. “Mos ndrysho… Mos ndrysho… Mos ndrysho… Të dua siç je.”
Ndjeva një valë qetësie të më pushtojë trupin, sikur më ishte derdhur energji jete e re dhe shumë shpejt ndryshova!
Tani e kuptoj që e kisha të pamundur të ndryshoj derisa të ndjeja se dikush më do edhe ashtu siç isha.
Mos vallë, kështu na don dhe Zoti?
Perktheu: Elmaz Fida