Transmetohet se Profeti i Zotit ka thënë:
“Mos u mallkoni ndërmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemërimin e Tij, as me zjarrin e Tij.”
“Vërtet mallkimi i një robi ndaj diçka-je ngrihet në qiell, e dyert e qiellit mbyllen, e pastaj mallkimi kthehet në tokë, por edhe dyert e tokës mbyllen. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqëndrim, kthehet tek i mallkuari, nëse është i meritueshëm, por nëse nuk e meriton mallkimin, atëherë i kthehet mallkuesit.”
Derisa i Dërguari i All-llahut a.s ka qenë në një udhëtim, një grua nga el-Ensaritë ishte hipur në deve, e cila palli, kurse gruaja filloi ta mallkojë.
Këtë e dëgjoi i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem dhe ka thënë: “Merreni nga deveja përgatitjen, kurse atë lëreni, sepse ajo është e mallkuar. Imrani (transmetuesi) ka thënë: Sikur tani po e shoh se si ecën deveja mes njerëzve, por askush nuk kthehet nga ajo.
Ata që betohen dhe mallkojnë shumë, në Ditën e Gjykimit nuk mund të jenë ndërmjetës dhe dëshmitarë.
Për njeriun e sinqertë nuk është e denjë të jetë mallkues./Mesazhi/