Të gjithë ne një herë të vetme, kemi marrë një ilaç pa konsumuar ujë. Por, rekomandojnë mjekët, nëse kjo është rutinë për ju, mos e bëni më sepse është e dëmshme, transmeton Gazeta Sinjali.
Një raport i zhvilluar nga një klinikë në ShBA, tregon se ilaçet duhet të shoqërohen me ujë, madje një gotë plot me ujë, pasi në të kundërt, mund të keni acarime serioze të fytit.
Sipas raportit, ilaçe të caktuara mund t’ju shkaktojnë dëmtime të indeve, nëse qëndrojnë në kontakt me rreshtimin e ezofagut për shumë kohë.
Dëmi në fjalë quhet ezofagit, i cili është një inflamacion që mund të shkaktojë gëlltitje të dhimbshme dhe të vështirë, si dhe dhimbje gjoksi. Nëse nuk trajtohet, ezofagiti mund të çojë në komplikime të tilla si mbresë ose ngushtim të ezofagut, shkruan Healthline.
Një tjetër problem që mund të shkaktohet është mbërthimi i fytit nga ilaçi, pra t’ju mbesë në fyt. Sigurisht që nuk është një urgjencë mjekësore, por gjithsesi mund të çojë në kollitje të keqe dhe acarim të bezdisshëm.