Për t’jua bërë më të lehtë këtë punë shtëpiake, po ju sjellim pesë truqe të thjeshta për pastrimin e banjës, të cilat çdo ditë mund t’i bëni për vetëm pak minuta.
Lavamani i pastër
Lavamani i pastër është sikur të rregulloni krevatin në dhomën e gjumit. Prandaj pastrimi i lavamanit duhet të jetë shprehia më e rëndësishme në banjë. E gjitha që duhet të bëni është që pas përdorimit ta fshini me leckë sipërfaqen e lagësht.
Çdo gjë në vendin e vet
Nëse në banjë keni vendosur preparate të shumta kozmetike, e vetmja gjë që duhet të bëni është që t’i sistemoni mirë. Gjëja më e thjeshtë është që të blini një shportë apo një tabaka me zbukurime, ku do t’i vendosni gjërat pas përdorimit.
Pasi të bëni dush
Pas dushit, nëpër pllaka apo në vaskë ose në kabinën e dushit mbeten qelizat e vdekura të lëkurës suaj, ndotjet, mbetjet e sapunit etj. Jo vetëm që do të duket gjë shumë e shëmtuar, por do të jetë edhe bazë e shumëzimit të baktereve. Prandaj, është mirë që të blini fshesë për xhama dhe t’i pastroni sipërfaqet pas të bëni dush.
Pastrimi menjëherë pas ndotjes
Pastrimi është shprehia më e mirë për tërë shtëpinë, aq më parë për banjën. Nëse nuk pastroni pasi të laheni, ndotjet vetëm do të grumbullohen, ndërsa fjala është për qimet e flokëve, vetullat e ndukura, pastrimin e dhëmbëve me pe, rrjedhjen e pastës së dhëmbëve etj. Prandaj është me rëndësi që sapo të ndotet diçka, mos prisni as një çast por menjëherë pastroni.
Ndani vetëm 10 minuta në javë
Nëse ju nevojiten më shumë se 10 minuta në javë që të pastroni banjën, nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo kjo punë do t’ju jetë shumë e lehtë dhe do t’ju nevojitet pak kohë nëse i keni shprehitë e theksuara më sipër./Mesazhi/
Në vijim, shikojeni videon: