Ballina Jeta Familje Mos e merrni pastrimin e shtëpisë aq seriozisht! Miqve u duhesh ti,...

Mos e merrni pastrimin e shtëpisë aq seriozisht! Miqve u duhesh ti, jo shtëpia që vezullon…

Gjyshja ime thoshte … Mos lejoni që tigani juaj të shkëlqejë më shumë se ju!

Mos e merrni pastrimin e shtëpisë kaq seriozisht!

Kur u bëra grua, i kalova 24 orët e ditës duke parë nëse gjithçka ishte e pastër në rast se “dikush vinte të më shihte”, por më pas zbulova që të gjithë janë shumë të zënë, duke shëtitur, duke u argëtuar, duke punuar dhe duke shijuar jetën!

Dhe nëse dikush papritmas shfaqet?

Nuk keni arsye pse t’ju shpjegoni askujt situatën e shtëpisë suaj. Njerëzit nuk janë të interesuar për ato që ju bëni gjatë gjithë ditës, njerëzit përreth shëtisin, argëtohen dhe shijojnë jetën.

Jeta është e shkurtër, shijoje!

Nuk do te thotë që të mos merreni me punë në shtëpi, por gjeni kohë të pikturoni diçka ose të shkruani një poezi, të shëtisni ose vizitoni një mik, gatuani atë që ju pëlqen, ujisni bimët tuaja … Jepini vetes kohë për të pirë një kafe, të kujdeseni për trupin tuaj, të ngjiteni në mal, të luani me fëmijët tuaj, të dëgjoni muzikë, të lexoni libra, të shoqëroheni me miqtë tuaj dhe të shijoni jetën dhe begatitë përreth.

Pastroni nëse është e nevojshme, por mos harroni se jeta vazhdon jashtë shtëpisë, dhe pikërisht jashtë të pret një ditë e bukur. Mendoni se kjo ditë nuk do të kthehet më, dhe nëse është si e djeshmja, as kjo nuk ia vlen!

Mos harroni se do të plakeni dhe se shumë gjëra që mund të bëni tani nuk do të jenë aq të lehta për t’u bërë në pleqërinë tuaj. Dhe kur të largoheni…pasi të gjithë do të largohemi një ditë dhe do të bëhemi dhé …. askush nuk do të kujtojë sa fatura keni paguar, as shtëpinë tuaj të pastër, por ata do të kujtojnë miqësinë tuaj, gëzimin tuaj dhe atë që ju ua keni mësuar.

Një miqësi e ndërtuar mbi vlerat që ju i posedoni, është me e mirë se një shtëpi që shkëlqen nga djersa juaj e vyer!

Exit mobile version