E keni vënë re që kur diçka është e paketuar bukur të gjithë priremi ta blejmë atë? Kjo ndodh rëndom në supermarkete, teksa jemi duke menduar se çfarë mund të blejmë. Por ka shumë produkte që nuk na bëjnë aspak mirë për shëndetin, prandaj mos i blini kurrë këto gjëra në supermarkete!
Sallatë e gatshme
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se një prej ushqimeve më të rrezikshme në supermarkete që mund të blini është sallata e paketuar dhe e gathsme, kjo sepse mund të grumbullojë shumë baktere të dëmshme për zorrët.
Suxhuk
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pohuar se suxhuku dhe produktet e tjera të përpunuara të mishit provokojnë kancerin, duke qenë se nitratet që gjenden tek ushqimet shndërrohen në lëndë kancerogjene.
Çaj jeshil me shishe
Një studim i kohëve të fundit ka treguar se një shishe çaj jeshil e blerë në supermarket nuk ka asnjë gjë të përbashkët me atë që përgatisni. Kështu që është një shpenzim i kotë.
Ushqime me fruta
Shmangini kategorikisht ëmbëlsirat dhe ushqimet e ndryshme që përmbajnë fruta, pasi duke qenë të konservuara janë shumë të dëmshme.
Majonezi
Zakonisht majonezi përbëhet nga vezët, uthulla, vaji vegjetal dhe erëza. Në vend që t’i blini të gatshme në supermarkete, mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.
Bukë
Një tjetër produkt që nuk duhet të blini kurrë supermarketeve është edhe buka, pasi përgatitet nga mielli i zbardhur kimikisht./Mesazhi/