Morata paralajmëron tërheqjen nga Spanja

STUTTGART, GERMANY - JULY 5: Álvaro Morata (Spain) looks on during the UEFA EURO 2024 quarter-final match between Spain and Germany at Stuttgart Arena on July 5, 2024 in Stuttgart, Germany. (Photo by Marcel ter Bals/DeFodi Images)

“Euro 2024” duket se do të jetë turneu i fundit që sulmuesi Alvaro Morata do të paraqitet për Spanjën.

Morata ka paralajmëruar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar pas Evropianit që po mbahet në Gjermani. Ai është kapiten i Spanjës në këtë turne, të cilin shpreson ta fitoj në mënyrë që të përshëndetet si një kampion i vërtetë.

Spanja ka arritur deri në gjysmëfinale të “Euro 2024”, fazë në të cilën do të përballet me Francën për një vend në finale.

“Evropianin dua ta mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme pasi ky do të jetë turneu i fundit me ekipin kombëtar. E them këtë për shkak se sipas të gjitha gjasave do të tërhiqem pas Evropianit”, ka thënë Morata.

31-vjeçari në katër prej pesë ndeshjeve të Spanjës në “Euro 2024” ka qenë titullar dhe ka shënuar vetëm një gol deri më tani.

Morata ka debutuar te Spanja në vitin 2014 dhe në 78 paraqitje ka shënuar 36 gola. Spanja të martën prej orës 21:00 do të përballet me Francën në gjysmëfinalen e parë të këtij Evropiani.