Monaco është futur në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Sergi Roberto.
Edhe pse bordi në Camp Nou ka besim në talentin e tij, thuhet se klubi do të jetë i gatshëm të ndahet me të për një tarifë prej 35-40 milionë euro.
Mediat në Spanjë pretendojnë se ardhja e trajnerit të ri Ernesto Valverde ka hedhur në dyshim të ardhmen e Roberto në Kataluni dhe se Monako shpreson të përfitoj nga kjo pasiguri gjatë javëve të ardhshme.