Ky është momenti kur një 16-vjeçare gjermane, e cila ishte bashkuar në luftën e ISIS është kapur nga ana e forcave irakiane dhe më tej është futur në një burg të improvizuar, fillimisht.
Gjermanja Linda Uenzel është filmuar nga një ushtar irakian, teksa kapej në momentin që ishte e plagosur dhe e dërrmuar fizikisht. Videoja tregon Uenzel teksa bërtet e tmerruar për faktin se është duke u burgosur.
Shtetasja gjermane do të merret në pyetje, për shkak se ajo akuzohet për vepra penale që lidhen me terrorizmin dhe se rrezikon deri dënim me vdekje, shkruan “Daily Mail”. Uenzel është gjermane dhe ka lindur në Pulsnitz të Gjermanisë Lindore e se gjatë vitit të kaluar dhe ishte larguar nga shtëpia për t’u bashkuar me ISIS.
Ajo kishte fluturuar në Irak nga Stambolli, ishte bashkuar me ISIS dhe u martua me një çeçen. Plot 25 mijë luftëtarë të ISIS janë vrarë gjatë luftimeve në Mosul, ku forcat shiite irakiane kanë rikthyer pushtetin që e kishin për vite me radhë.