Ndeshja mes Barcelonës dhe Benficas ka nisur me shumë gjallëri, ku vetëm pas dhjetë minutash janë shënuar dy gola.
Fillimisht shënoi Raphinha për Barcelonën, ndërsa pas disa momentesh shënoi Nicolas Otamendi.
Vetëm pas minutës së 15-të erdhi momenti i radhës: loja u ndal për disa minuta.
Në atë moment, lojtarët e të dyja skuadrave shkuan në stolat e tyre përkatëse për të pirë dhe për të ngrënë. Arsyeja? Ramazani.
Ndërsa dielli perëndon, lojtarët që e ndjekin muajin e ramazanit mund të ushqehen përsëri. Disa lojtarë nga të dyja skuadrat e bëjnë këtë: te Barça, Lamine Yamal dhe Ansu Fati .
Te Benfica lojtarët që agjërojnë janë Orkun Kokçu, Kerem Akturkoglu dhe Zeki Amdouni.
Pasi kreu agjërimin, Lamine Yamal u shfaq në fushë, duke shënuar një gol mjaftë të bukur.