Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës.
Gjatë një emisioni në “Top-Channel”, shihet momenti dramatik kur prezantuesi dhe mysafirja largohet me shpejtësi nga televizioni pasi nisin të rrëzohen gjësendet nga prapaskena.
Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4.