Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës.
Gjatë një emisioni në “Top-Channel”, shihet momenti dramatik kur prezantuesi dhe mysafirja largohet me shpejtësi nga televizioni pasi nisin të rrëzohen gjësendet nga prapaskena.
Ndryshe, tërmeti ka bërë që të shkaktohen panik te banorët, të cilët kanë dalë jashtë banesave.
Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4.