Molliqaj: U dënuan për të dëmtuar VV-në (Video)

Politik, të pabazuar dhe tentim për të dëmtuat Vetëvendosjen e quan ky subjekt vendimin për dënimin me burg prej 21 vjet për katër aktivistët e tyre.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se ky rast është kryekëput politik madje, e ndërlidh me balotazhin.

Thotë se nuk kanë marr ende vendim nëse do protestojnë për këtë vendim, ngase prioritet kanë zgjedhjet e së dielës.

Derisa, menjëherë do të bëjnë ankesën në Gjykatën e Apelit për ta kundërshtuar këtë vendim, sipas tij, aspak të drejtë dhe të pabazuar.

I ashpër në qëndrime ndaj këtij vendimi ishte deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj, i cili tha se nuk ekziston asnjë provë që implikon aktivistët e Vetëvendosjes në sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit.

Molliqaj ndër të tjera thotë se tha se Gjykata e Apelit do t’i lirojë aktivistët e Vetëvendosjes, sepse nuk ka fakte, por dënimi është politik. Dhe sipas tij, kjo është bërë për të dëmtuar Vetëvendosjen.

Për me shumë ndiqeni videon e plotë: