Molliqaj: LDK nuk dëshiron të bëjë marrëveshje me Vetëvendosjen

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë që LDK nuk dëshiron të bëjë marrëveshje me Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

Kjo sipas Molliqajt duke pasur parasysh që kanë pasur shumë pak takime gjatë dy muajve të fundit.

“LDK nuk dëshiron të bëjë marrëveshje me Vetëvendosjen”.

“Ne kemi shprehur gadishmërinë edhe pse kemi pasur shumë pak takime në këtë periudhë”, ka thënë Molliqaj i ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova.

Molliqaj thotë se problem më i madh se vet LDK-ja është Isa Mustafa i cili sipas tij po bën gabime të mëdha në raportin politik.

“Problemi kryesor mbetet LDK, dhe më shumë se LDK-ja problem është Mustafa që bën gabime të mëdha në raportin politik”.

“Edhe qëndrimi i tanishëm i Mustafës ka qenë në kundërshtim për të shkuar në koalicion me VV-në”.

“Unë personalisht nuk jam përfshirë në takimet sa i përket ndërtimit të Qeverisë”.

“Them se nuk mund të bëhet një Qeveri si duhet duke e njohur LDK-në, Mustafën dhe Pacollin”, ka thënë Molliqaj.