Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zonën e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se subjekti i tij ka qenë i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, por e njëjta gatishmëri nuk ka qenë nga ata.
“Unë pas lirimit nga burgu, pashë që përkundër vullnetit dhe dëshirës të Vetëvendosjes, në një moment, sipas meje dhe nesh, pësoi një lajthitje. Ajo çka po ndodh me Ramush Hardinajn (kreu i AAK-së, e që më vjen keq, është që po i shtrohet tepihu i kuq, jo më nga Thaçi po nga Kadri Veseli. Haradinaj do t’i dëmtojë votuesit e tij edhe njëherë dhe kësaj herë rrezikojmë humbjen e territorit të Kosovës”, ka thënë ai.