Vjeshta është sezoni i mollëve të dashura dhe përveçse t’i shijoni të freskëta me to mund të përgatisni edhe një sërë recetash.
Në të gjithë morinë e varieteve të tyre dhe recetave që mund të përgatisni, ekspertët sugjerojnë të lini njërin lloj larg gatimeve.
Ekspertët e kuzhinës në fakt kanë një të preferuar dhe një më pak të preferuar përsa i përket mollëve.
Arsyet për këtë zgjedhje lidhen direkt me shijen përfundimtare të tyre pas gatimit.
Çfarë nuk duhet të zgjidhni kurrë?
Megjithëse mund t’ju tërheqin vëmendjen me ngjyrën dhe pamjen e bukur mollët e kuqe Red Delicious nuk duhet t’i përdorni në recetat tuaja.
Mollët e kuqe nuk këshillohen të përdoren në receta pasi ato humbasin shijen gjatë procesit të gatimit.
Megjithëse janë ndër më të bukurat e të shijshmet e mollëve, në receta ato e humbasin të gjithë këtë vlerë.
Në vend të tyre mund të përdorni mollët e athëta, jeshilet apo të verdhat të cilat përshtaten shumë më mirë me recetat e ëmbla.
Për të përgatitur një kek me mollë apo një tartë të shijshme zgjidhni mollë të verdha siç janë Golden Delicious të cilat janë ndër më të përhapurat në tregje.
Ato i japin shijen e duhur këtyre ëmbëlsirave pasi balancojnë të ëmblën dhe të athtën duke mos ju velur.
AgroWeb ju këshillon një recetë të thjeshtë për përgatitjen e kekut me mollë, duke klikuar këtu./