Mohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i Sirisë, çlirimtarët tërhiqen nga qytetet

Mohamed al Bashir

Mohamed al Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë kalimtare siriane, një hap që synon të stabilizojë vendin pas muajsh trazirash të ashpra. Vendimi u shpall përmes një deklarate televizive, ku u njoftua se al Bashir do të mbajë këtë rol deri më 1 mars 2025.

I njohur për drejtimin e Qeverisë së Shpëtimit të udhëhequr nga çlirimtarët, al Bashir mori përgjegjësinë në një periudhë kritike, kur ofensiva rrufe përfshiu edhe kryeqytetin Damask.

Në një zhvillim paralel, çlirimtarët kanë urdhëruar luftëtarët e tyre të tërhiqen nga qytetet e mëdha, duke krijuar hapësirë për njësitë policore dhe forcat e sigurisë së brendshme. Këto forca, të lidhura me grupin Hayat Tahrir al-Sham, do të marrin përsipër ruajtjen e rendit në zonat e braktisura nga trupat luftëtare.

Ky vendim vjen si një përpjekje për të parandaluar kaosin dhe për të lejuar formimin e institucioneve të përkohshme që do të përgatisin terrenin për një qeveri të qëndrueshme. Situata në terren mbetet e brishtë, por emërimi i Mohamed al Bashirit shihet si një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit.