Mogherini: Situata në Ballkanin Perëndimor, e tensionuar

Situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar dhe e ekspozuar ndaj sfidave të niveleve të brendshme, rajonale dhe globale, dhe kësisoj është e nevojshme një mbështetje e fortë dhe e besueshme e Bashkimit Evropian.

Kështu ka thënë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Ajo në prag të takimit të ministrave të Jashtëm dhe të mbrojtjes së BE-së, iu tha gazetarëve se do t`iu raportojë shefave të diplomacive si dhe liderëve të vendeve të unionit për raportin e vizitës së në Ballkanin Perëndimor dhe për atë se “se situata atje po ballafaqohet me sfidat në planin e brendshëm, rajonal dhe global.”

“Por ky rajon”, tha ajo, “që në vetvete ka aftësinë, forcën, që të mbahet ashtu që kredibiliteti i Bashkimi Evropian duhet të provohet me praninë e tij aty”.

“Prandaj sot unë pres që ministrat dhe për disa ditë edhe liderët e Bashkimit Evropian të demonstrojnë një angazhim të fortë dhe të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor në drejtim të perspektivës bindëse për integrimin evropian”, përfundoi përfaqësuesja e lartë e BE-së, raporton agjencia serbe e lajmeve “beta”.