Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian do të shqyrtojë sot situatën në Ballkanin Perëndimor, pasi shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini t’i lajmërojë ministrat për vizitën e saj në rajon.
Pritet që Këshilli të miratojë konkludimet, të cilat do të jenë baza për raportin të cilin liderët e 28 vendeve anëtare do ta miratojnë për Ballkanin Perëndimor në samitin më 9 dhe 10 mars në Bruksel.