Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka deklaruar se Brukseli me kujdes ndjek zhvillimet në Arakan të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nga afër ndjekim zhvillimet dramatike në kufirin midis Arakanit dhe Bangladeshit”, deklaroi Mogherini në një komunikatë me shkrim.
Ajo theksoi se krerët e BE-së janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e Mianmarit.
Më tej shtoi se krerëve të Mianamrit javën e kaluar ia kanë shprehur shqetësimet në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon.
Ajo tha se aktualisht prioriteti është shpërndarja e ndihmës humanitare në rajon.
“Është e nevojshme të zbatohen propozimet e paraqitura në raport, i cili është përgatitur nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan dhe të zgjidhet problemi nga themeli”, tha Mogherini.
Në fund, ajo theksoi se në bisedat që ajo kishte bërë në ditët e kaluara, ka mësuar se këtë javë do të ndërmerren hapa konkretë në drejtim të zgjidhjes së problemit.
Ajo shtoi se BE gjithashtu do të intensifikojë ndihmën humanitare në atë rajon.