Ballina Sport Futboll ​Modric vazhdon kontratën me Realin

​Modric vazhdon kontratën me Realin

Mesfushori kroat, Luka Modric ka nënshkruar zgjatjen e kontratës njëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në “Bernabeu” deri në vitin 2025. Fituesi i Topit të Artë në vitin 2018 fitoi kurorën e gjashtë të Ligës së Kampionëve si dhe titullin e katërt të La Ligas me Realin sezonin e kaluar.

Kontrata e mëparshme e Modric skadoi në fund të sezonit 2023-24, por kroati u tha tifozëve se do të kthehej sezonin e ardhshëm kur ata të festonin triumfin e tyre në Ligën e Kampionëve, i cili e zgjeroi rekordin e Realit në 15 Kupa Evropiane.

Asnjë lojtar nuk ka fituar më shumë tituj me Real Madridin sesa Modric, i cili ka ngritur 26 trofe që kur iu bashkua gjigantëve spanjollë në vitin 2012, përcjellë KosovaPress.

Lojtari veteran pritej gjerësisht të tërhiqej, veçanërisht pasi partneri i tij për një kohë të gjatë në mesfushë, Toni Kroos, njoftoi tërheqjen e tij në fund të sezonit.

Modric gjithashtu nuk kishte në plan të varte këpucët e tij në skenën ndërkombëtare pavarësisht largimit të hershëm të Kroacisë nga kampionati evropian i përfunduar së fundmi, ku u eliminuan pas fazës së grupeve.

“Unë do të doja të vazhdoj të luaj përgjithmonë, por ndoshta do të vijë një kohë kur më duhet të varë këpucët e mia. Do të vazhdoj të luaj, por nuk e di edhe për sa kohë,” tha Modric, i cili ka 178 paraqitje. për Kroacinë.

Exit mobile version