Modeli më i ri AI i Meta përmirësohet në matematikë dhe kod kompjuterik

Me 405 miliardë parametra ose variabla që algoritmi i saj merr në konsideratë kur i përgjigjet një përdoruesi, është ndjeshëm më i fuqishëm sesa versioni i vjetër edhe pse modelet nga konkurrentët ende ruajnë avantazhin.

Meta lançoi versionin më të madh të modelit të saj Llama 3 të inteligjencës artificiale ditën e Marte duke folur për aftësitë e saj në disa gjuhë dhe performancën e cila po i afrohet ndjeshëm rivalëve të OpenAI.

Modeli i ardhshëm Llama 3 mund të flasë në 8 gjuhë, të shkruajë kod kompjuterik me cilësi më të lartë dhe të zgjidhë probleme më komplekse matematikore sesa versioni i kaluar tha kompania mëmë e Facebook.

Me 405 miliardë parametra ose variabla që algoritmi i saj merr në konsideratë kur i përgjigjet një përdoruesi, është ndjeshëm më i fuqishëm sesa versioni i vjetër edhe pse modelet nga konkurrentët ende ruajnë avantazhin.

Modeli GPT-4 i OpenAI raportohet se 1 trilionë parametra ndërsa thuhet se Amazon po përgatit një model me 2 trilionë parametra.

Mark Zuckerberg tha se pret që modelet e Meta të tejkalojnë konkurrencën vitin e ardhshëm. Po sipas tij chatboti Meta AI që fuqizon këto modele ishte drejt rrugës për tu bërë asistenti AI më popullor deri në fund të vitit me qindra miliona njerëz që aktualisht po e prëdorin.

Krahas modelit flagship me 405 miliardë parametra, Meta lëshoi versionet e përditësuar të modeleve më të vogla me 8 miliardë dhe 70 miliardë parametra. Të tre modelet e reja kanë një dritare të zgjeruar konteksti duke përmirësuar eksperiencën e përdoruesit kryesisht në gjenerimin e kodit kompjuterik.

Modelet e lançuara nga Meta mund të përdoren falas nga zhvilluesit, një strategji që Zuckerberg beson se do të shpagojë në formën e produkteve inovative. Edhe pse është e vështirë të matet fuqia e një modeli AI dhe jo më të krahasohet me të tjerët, Meta sugjeronte se Llama 3 ishte në nivelin e Claude 3.5 të Anthropic dhe GPT-4o të OpenAI.