Modelet e reja MacBook Pro, iMac dhe Mac mini debutojnë së shpejti

Se kur do të prezantohen nuk është e qartë apo nëse Apple do të mbajë një aktivitet të ngjashëm me atë të vitit të kaluar më 30 Tetor. Vitin e kaluar kompania e njoftoi aktivitetin 6 ditë përpara për mediat.

Përmes një postimi në median social, gazetari i shquar i Bloomberg Mark Gurman zbuloi se Apple do të lançojë kompjuterët e parë Mac me çipet M4.

Mes modeleve të reja përfshihen MacBook Pro, iMac dhe Mac mini. Ai shtoi se pret që Mac mini i ri të ketë një dizajn të ri.

Ndërkaq nuk ka ndryshime vizuale për modelet e reja MacBook Pro dhe iMac por varianti bazë 14-inç MacBook Pro pritet të ketë një portë Thunderbolt më shumë krahasuar me modelin ekzistues.

Se kur do të prezantohen nuk është e qartë apo nëse Apple do të mbajë një aktivitet të ngjashëm me atë të vitit të kaluar më 30 Tetor. Vitin e kaluar kompania e njoftoi aktivitetin 6 ditë përpara për mediat.

Ja çdo gjë që Apple pritet të prezantojë:

  • 14-inç MacBook Pro M4
  • 14-inç dhe 16-inç Macbook Pro M4 Pro dhe M4 Max
  • iMac M4
  • Mac mini M4 dhe M4 Pro
  • Magic Mouse, Magic Trackpad dhe Magic Keyboard me USB-C