Modelet e reja iPhone 15 mund të kenë shpejtësi më të larta karikimi

Aktualisht modelet iPhone 14 karikojnë maksimalisht në 27W ndërsa ato Pro pak më shpejtë.

Me kalimi në USB-C, modelet e ardhshme iPhone 15 mund të pajisjen me teknologji karikimi më të shpejtë prej 35W. 9to5Mac citon disa burime nga industria të cilët thonë se modelet iPhone 15 do të karikohen më shpejtë.

Aktualisht modelet iPhone 14 karikojnë maksimalisht në 27W ndërsa ato Pro pak më shpejtë. Një rritje në 35W do të reduktohen kohën që i duhet telefonit për tu karikuar.

Vetë Apple nuk shet më një adapter energjie me iPhone por rekomandon një karikues 20W+. Nëse iPhone 15 vjen me teknologjinë 35W, Apple mund të fillojë të rekomandojë karikuesin e MacBook Air prej 30W ose karikuesin 35W Dual USB-C për shpejtësi maksimale.

Në fillim të vitit analisti i Apple Ming-Chi Kuo tha se modelet iPhone 15 mund të kenë shpejtësi më të larta karikimi falë USB-C.