Mjeti online i vetë-riparimit dhe diagnostikimit të iPhone dhe Mac bëhet i disponueshëm në Europë

Aktualisht mjeti funksionon me iPhone, Mac dhe Studio Display. Mjeti mund të skanojë pajisjen për probleme me ekranin, Face ID, integrimin e softuerit, kamerën dhe audio dhe tu tregojë se cilat pjesë kanë nevojë për riparim.\

Apple vendosi të zgjerojë qasjen në mjetin e saj online të diagnostikimit. Softueri quajtur “Apple Diagnostics for Self Service Repair” tashmë është i disponueshëm në 32 vende Europian përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Holandën.

Ato i bashkohen Shteteve të Bashkuara të cilat kanë pasur qasje në këtë met që prej Dhjetorit të 2023. Siç Apple e përshkruan, softueri ju jep përdoruesve qasje në mjete që përdoren nga serviset e autorizuara të Apple.

Aktualisht mjeti funksionon me iPhone, Mac dhe Studio Display. Mjeti mund të skanojë pajisjen për probleme me ekranin, Face ID, integrimin e softuerit, kamerën dhe audio dhe tu tregojë se cilat pjesë kanë nevojë për riparim.

Problemi i vetëm është se përdorimi i mjetit kërkon një pajisje të dytë Apple. Të dy produktet duhet të kenë iOS 17 ose më vonë, macOS Sonoma 14.1 ose më vonë.

Pasi të fillohet procesi në uebsajt nga një pajisje e dytë Apple, pajisja e testuara do të vendoset në modalitetin e diagnostikimit dhe të ndiqen hapat prej aty.