Mjeti kozmik zbulues “Perseverance” i Agjencisë Amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) realizoi ulje të sigurt në planetin Mars, duke filluar punimet për një kërkim gati dyvjeçar për gjurmët e jetës ne të kaluarën në planetin e kuq, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Përshëndetje, botë. Shikimi im i parë në shtëpinë time të përhershme”, është shkruar në llogarinë e mjetit kozmik në Twitter në një postim që u shoqërua nga një fotografi bardhezi nga sipërfaqja e planetit.
Mjeti i avancuar është planifikuar të kryejë një mision që do të zgjasë për një vit të Marsit, që korrespondon me afërsisht 687 ditë të Tokës.
Udhëtimi i tij në Mars zgjati gati shtatë muaj dhe tani do të fillojë procesi i mbledhjes së mostrave dhe kërkimit të shenjave të jetës antike mikrobike.