Mjeshtri i tespihëve vazhdon zanatin e tij unik, bërjen e “rruazave të lutjes”

Mjeshtri i tespihëve, Furkan Odabaşı, i cili jeton në Çanakkale, prodhon “rruazat e lutjes” me durim dhe me një atmosferë hyjnore, raporton Anadolu.

Me origjinë nga Ordu, lindur dhe rritur në Istanbul, 28-vjeçari Odabaşı u njoh me zanatin e tespihëve kur shkoi në një moshë të re në dyqanin e babait të tij në Kapali Çarshi (Pazari i Madh). I ndikuar nga mjeshtrit që kishin punishte në dyqanet fqinje, Odabaşı bëri tespihët e tij të parë nga farat e ullirit.

Odabaşı, interesi i të cilit për zanatin e tespihëve u shtua me rritjen e tij, pasi u transferua në Çanakkale, u përqendrua në gjësendet antike, për të cilat ishte interesuar prej kohësh.

Ai u njoftua me mjeshtrin e tespihëve Samet Uzuner, i cili ka një punishte në Aynalı Çarşı në Çanakkala dhe prej tij mësoi teknikat e prodhimit të tespihëve.

Odabaşı, një artist tradicional i artizanatit i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, vazhdon profesionin e tij në punishten që ka krijuar.

Mjeshtri 28-vjeçar, i cili është gjithashtu artist i instrumentin muzikor ‘nej’, pret mysafirët në punëtorinë e tij, ku ka tespihë, disqe, nej, macen e tij “Pırtık” dhe kanarinën “Yavuz”.

“Mund të më mendosh edhe si rrobaqepës të vjetër”

Duke shpjeguar ndërlikimet e zanatit të tij për Anadolu, Furkan Odabaşı tha se beson se tespihët përmbajnë shumë kuptime.

“Në nivelin më të thellë, tespihu është një mjet për të përmendur Allahun, por edhe një aksesor. Kur bëhet fjalë për një koleksion, ai kthehet në një mjet investimi. Nëse e shikojmë nga sytë e një mjeshtri ajo është drita e syrit të tij”, tha mjeshtri Odabaşı.

Duke theksuar se tespihu është si një nga fëmijët e tij, Odabaşı tha: “Ashtu si kanarina ime që e ushqej, ashtu është çdo tespih. Është një aksesor me 33 rruaza nga të cilat mbledh kujtimet. Miku im, besniku im që më shoqëron në momentet e mia të veçanta”.

“Dikush më kërkon një rruzare, i ofroj materiale të ndryshme ose më dërgon materialin, pasi takoj personin, zbuloj kapacitetin e tij. Mund të më mendoni edhe si rrobaqepës të vjetër. Në të kaluarën, kur shkonit te një rrobaqepës, ai ju shihte, bënte matjet tuaja, ai zgjidhte një pëlhurë dhe dizajnonte një veshje në bazë të saj. Tespihu është një artikull shumë personal dhe është unik, ashtu si njerëzit. Dikur bëra tespihe të veçanta për babanë, djalin dhe nipin”, shpjegon ai.

Odabaşı tha se lëndët e para që përdorte në prodhimin e tespihëve ishin cilësore dhe të rralla.

Duke theksuar se këto përbëhen nga një gamë e gjerë speciesh, nga ato të pemëve te fosilet dhe nga guaska tek grupet e dhëmbëve, Odabaşı tha se ato nuk përpunojnë lëndët e para të marra nga speciet në rrezik zhdukjeje.

Ai po ashtu tha se për të bërë një palë tespih duhen minimum tre ditë dhe koha ndryshon në varësi të materialit. Ai theksoi se përpiqet të ndihmojë të gjithë ata që janë kureshtarë për zanatin dhe se trajnon çirakë tek punishtja e tij.