Një doktori në Oregon, i cili pretendoi se mbajtja e maskave mund të çojë në helmim nga monoksidi i karbonit, i është hequr licenca.
Që nga 2 shtatori, Steven Arthur LaTulippe nuk lejohet të praktikojë profesionin e tij, sipas të dhënave nga Bordi Mjekësor i Oregon. Gjithashtu ai mori një gjobë prej 10,000 dollaresh.
Një hetim i kryer nga Bordi Mjekësor i Oregonit zbuloi se LaTulippe u përfshi në “8 raste të sjelljes joprofesionale ose të pandershme dhe 22 raste të neglizhencës në praktikën e mjekësisë.
As LaTulippe dhe as gruaja e tij, e cila drejtonte klinikën me të, nuk mbajtën një maskë midis Marsit 2020 dhe Dhjetorit 2020 ndërsa trajtonin pacientët, thotë hetimi. LaTulippe gjithashtu u tha pacientëve se ata nuk kishin pse të mbanin një maskë në klinikë nëse nuk ishin “të sëmurë’’. /tiranapost