Mjeku francez që punoi në Ga’za: Kam qenë dëshmitar se Iz’raeli ka sulmuar me qëllim gje’noc’idi

Pascal Andre

Mjeku francez i shërbimit të urgjencës Pascal Andre, i cili u kthye në vendin e tij pasi punoi në Gaza, deklaroi se të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që kanë punuar në rajon kanë parë se Izraeli ka sulmuar Gazën me qëllim gjenocidal, raporton Anadolu.

Mjeku Andre punoi në Spitalin Evropian në Khan Younis, Gaza, mes datave 8-22 shkurt. Andre foli për Anadolu mbi për përjetimet e civilëve në Gaza të cilët ishin të ekspozuan ndaj sulmeve izraelite gjatë kësaj periudhe.

Duke bërë të ditur se në rajon ka shkuar përmes shoqatës Palmed të themeluar nga mjekët, Andre tha se kanë pasur vështirësi për të arritur në Spitalin Evropian dhe se për këtë kanë pritur 4 muaj.

Ai vuri në dukje se në Pikën Kufitare Rafah ka ndihma humanitare që presin prej muajsh, ndonëse disa kilometra më larg ka njerëz në nevojë.

Brenda Spitalit Evropian jetonin 4-5 mijë persona dhe rreth tij 25 mijë, informoi Andre, i cili shprehu keqardhjen që flitet, përmenden vetëm pengjet me shtetësi izraelite apo të dyfishtë.

“Ne harrojmë të përmendim të burgosurit civilë dhe mjekësorë në burgjet izraelite ose në duart e ushtrisë izraelite”, shtoi Andre.

Duke vënë në dukje se ata janë dëshmitarë të një populli të lodhur dhe të tmerruar në Gaza, Andre deklaroi se “Ne kemi përjetuar edhe tmerrin e dronëve që janë vazhdimisht aty me qëllim për t’ju penguar të flini ditë e natë dhe për të lënë një zë të përhershëm në kokën tuaj. Njerëzit jetojnë me këtë, ata jetojnë me bombardime pothuajse të vazhdueshme”.

Andre tha se personeli mjekësor i Gazës punoi gjatë bombardimeve pavarësisht frikës se çfarë do të ndodhte me familjet e tyre.

“Atje ka njerëz atje me guxim absolutisht të jashtëzakonshëm. Këta janë të gjithë civilë”, tha Andre, duke theksuar se ata nuk panë asnjë gjuhë të vetme urrejtjeje nga banorët e Gazës në terren.

– “Ne jemi njerëz, jo kafshë siç tha Netanyahu”

Ndër të tjera Andre dha se “Dëgjuam qytetarë, nëna, baballarë, fëmijë që thoshin: ‘Ne jemi njerëz, ne nuk jemi kafshë siç ka thënë (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu'”.

Mjeku francez Andre deklaroi se banorët e Gazës nuk mund ta kuptonin pse trajtohen dhe vriten në këtë mënyrë.

Më tej Andre deklaroi se në Gaza ka parë plagë të tmerrshme lufte.

Pasi nënvizoi se dy kolegët e tij francezë, të cilët dolën në terren dhe punuan si mjekë në zonat e luftës, nuk kishin parë më parë plagë të tilla, Andre u shprehu: “(Kolegët e mi) nuk kanë parë kurrë një fushë beteje ku civilët ishin në shënjestër kaq shumë dhe nuk kishte shpëtim”.

Andre bëri të ditur se qytetarët e Gazës bombardoheshin në çdo moment, në çdo vend ku ata shkonin me mendimin se ishin të sigurta dhe se ata kanë humbur anëtarë të familjes, shtëpitë dhe kujtimet

Duke tërhequr vëmendjen se ushtria izraelite ka shënjestruar xhamitë, universitetet, shkollat, personelin mjekësor, vendet e shenjta dhe historike, ai theksoi se pas kësaj qëndron “ideja e shkatërrimit”.

– “Çdo gjë nuk filloi më 7 tetor”

“Si punonjës shëndetësor, ne dëshmuam qëllimin gjenocidal”, deklaroi Andre, i cili shpjegoi se ata kanë sjellë prova për këtë nga Gaza.

“Çdo gjë nuk filloi më 7 tetor, sepse kush foli për 350 civilët e vrarë nga 1 janari deri më 7 tetor (2023)?”, tha Andre.

Pasi bëri të ditur se edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar ka aparteid, Andre tha: “Kush po flet për dështimin e Izraelit për të zbatuar ligjin ndërkombëtar? Ditët e sotme, akti terrorist i një shteti; frikësimi i një popullsie, futja e tyre në kurth duke mos lënë rrugë shpëtimi, duke shkatërruar të gjitha rrënjët dhe shpresat e tyre – ky është përkufizimi i terrorizmit. Pra, kush po flet për këtë?”.

Andre u shpreh se është pro lirimit të të gjithë pengjeve dhe se duhet të lirohen edhe qytetarët e Gazës që kanë qenë “robër” për më shumë se 17 vjet.